Qeveria maqedonase sot pritet të vendos për emrin

Maqedonia

Qeveria maqedonase sot pritet të vendos për emrin

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:30
Shkup

Marrëveshja për zgjidhjen e emrit e arritur midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, sot pritet të miratohet në Qeveri.

Qeveria pritet të diskutojë paraprakisht dhe më pas ta votojë marrëveshjen e cila përcakton emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, që e njeh identitetin dhe gjuhën maqedonase, ndërsa shtetësia do të jetë maqedonas/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmila Sekerinska mbrëmë ka theksuar se plani i qeverisë është miratimi i marrëveshjes, firmosja e saj me palën greke, dhe më pas të fillojë procedura për ratifikimin e saj në Kuvend.

Ajo nuk dha datë se kur do të firmoset marrëveshja, por jozyrtarisht bëhet e ditur se më 16 qershor marrëveshja do të firmohet në Prespa, në pjesën e territorit grek, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të të dyja vendeve.

Qeveria e RM-së i bën thirrje të gjitha faktorëve politikë që të bashkohen rreth prioriteteve kombëtare dhe t’i japin përkrahje prosperitetit të qytetarëve dhe hyrjes së Maqeonisë në NATO dhe në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat