Protesta kundër marrëveshjes, ndalohen 10 persona

Maqedonia

Protesta kundër marrëveshjes, ndalohen 10 persona

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 17:36
Maqedoni

Policia e Maqedonisë ka ndaluar dhjetë persona të dhunshëm të cilët gjatë protestës së djeshme para Kuvendit në Shkup kanë gjuajtur me bomba molotovi drejt policëve dhe godinës së Kuvendit, njoftojnë nga MPB-ja.

Personat e ndaluar ishin të maskuar dhe ndaj kordonit të policisë kanë gjuajtur me gjësende të forta, shufra hekuri, shishe dhe bomba molotovi. Ndërkohë që nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet e shumta ndaj shqiptarëve.

Zëvendës ministri i Brendshëm Agim Nuhiu deklaroi se këta persona janë marrë nga ana e policisë dhe ndaj tyre do të merren masat e duhura.

Ai shtoi se qytetarët janë të vetëdijshëm për situatën e krijuar dhe policia është në krye të detyrës dhe nuk do të lejojë eskalim të situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat