Ivanov: Nuk kam qenë i kyçur në përgatitjen e marrëveshjes, le ta përfundojnë vetë

Maqedonia

Ivanov: Nuk kam qenë i kyçur në përgatitjen e marrëveshjes, le ta përfundojnë vetë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 19:19
Gjorge Ivanov

Kryetari Gjorge Ivanov në një deklaratë për mediat bullgare tha se nuk e ka larguar nga kabineti i tij kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov gjatë takimit për marrëveshjen e arritur me Greqinë për kontetsin e emrit.

“Mos bini pre e gënjeshtrave mediatike, edhe pse vetë jenë media. Unë nuk kam larguar askë nga kabineti im. Realizuam takim dhe për herë të parë më është prezantuar dokumenti në të cilin nuk jam i kyçur dhe as i informuar dhe për këtë shkak, kur e pranova dokumentin, nuk kisha për çka të flas dhe prandaj takimi zgjati aq shkurt”, tha Ivanov.

Ivanov shtoi se ata e kanë krijuar dhe e kanë sjellë dokumentin pa pjesëmarrjen e tij, kështu që ata duhet ta përfundojnë marrëveshjen pa praninë e kryetarit të shtetit.

“Nuk kam qenë i kyçur në krijimin e dokumentit, pse të jem unë ai që e legalizon atë? Siç e kanë krijuar dhe kanë miratuar pa pjesëmarrjen time, ashtu le ta përfundojnë pa pjesëmarrjen time. Ky është qëndrim parimor, sepse sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë, Kryetari i shtetit është kompetenet për marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo është përgjegjësi e tyre”, deklaroi Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat