“Maqedonia e Veriut”, emri i ri kalon nga parlamenti grek

Maqedonia

“Maqedonia e Veriut”, emri i ri kalon nga parlamenti grek

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 21:51
Parlamenti grek

Marrëveshja e shumë-trumpetuar e Athinës dhe Shkupit për emrin duhet të kapërcejë dhe një pengesë të fundit: Edhe pse dy vendet ranë dakord për zgjidhjen e sherrit shumëvjecar, tani i takon parlamentit grek të vendosë.

Parlamenti Nisi fillimisht diskutimin rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Cipras të kërkuar nga paria e MIcotakis. Fati I Ciprasit vuloset të shtunën në mesditë kur mocioni pritet të votohet
 
Por edhe nëse I mbijeton mocionit, votimi I marrëveshjes duket I vështirë. Partia populiste e djathtë ANEL, partnerë e re në qeverinë e koalicionit të kryesuar nga kryeministri i majte Aleksis Tsipras, nuk pranon asnjë lloj kompromisi në grindjen për Maqedoninë. Tek kjo çështje nuk ka ndryshuar asgjë, paralajmëroi kryetari i ANEL-it dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kammenos.
 
Nëse një nga deputetet e tij voton në parlament për kompromisin, atëherë ai do te largohet nga partia, kërcënoi Kammenos duke çuditur po ashtu me thënien se do të vazhdoje t`i mbetet besnik koalicionit, nëse Tsipras e bën kompromisin. Pa partine ANEL, kryeministri i majte nuk ka shumicën e mjaftueshme për të aprovuar në Parlament paktin me Maqedoninë, duke u bërë kështu i varur nga votat e partive opozitare, sidomos te socialisteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat