Simovski: Nuk duhet të ketë kuotë për përkatësi etnike në regjistrimet e popullsisë

Maqedonia

Simovski: Nuk duhet të ketë kuotë për përkatësi etnike në regjistrimet e popullsisë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë rrjedhin në mënyrën më të mirë për regjistrimin e planifikuar në prill të vitit 2020, deklaroi sot drejtori i Entit shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski.

Sipas tij, në listat për regjistrim nuk duhet të ekzistojnë kuotat për përkatësi kombëtare dhe fetare.

Siç thotë ai, me qëllim të zvogëlimit të ndikimit të politikës mbi rezultatet e regjistrimit nuk ka nevojë të bëhen regjistrimet në baza etnike, duke theksuar se sipas rekomandimeve të OKB-së, përkatësia etnike përfshihet në kategorinë e treguesve dytësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat