Një delegacion nga Këshilli i Evropës do ta vizitojë Maqedoninë për dialogun me Greqinë

Maqedonia

Një delegacion nga Këshilli i Evropës do ta vizitojë Maqedoninë për dialogun me Greqinë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 10:53
Ilustrim

Nga 18 deri më 20 qershor, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të marrë pjesë në një dialog pas-monitorimit me Republikën e Maqedonisë.

Deputetët Liz Kristofersen nga Norvegjia dhe Valeriu Guiletti nga Moldavia pritet të takohen me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski, anëtarët e Kuvendit, liderët e partive politike, prokuroren e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, gjyqtarë, përfaqësues të sektorit civil, media dhe përfaqësuesit diplomatikë në vend.

Bisedimet do të jenë të fokusuar në zhvillimin e ngjarjeve pas raportit nga vizita e fundit të përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në maj të vitit 2017 me theks të veçanet në gjyqësinë, si dhe përparimin e vendit në lidhje me reformat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat