Ker-Lindsay: Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës është e drejtë dhe e balancuar

Maqedonia

Ker-Lindsay: Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës është e drejtë dhe e balancuar

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Eksperti për Evropën Juglindore nga Universiteti i Londrës për ekonomi dhe shkenca politike, James Ker-Lindsay thotë se marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri të Maqedonisë është e drejtë dhe e balancuar dhe paraqet një hap shumë të rëndësishëm. Sipas tij, “Maqedonia Veriore është një zgjidhje shumë e mirë, e mençur dhe e balancuar”.

“Si një person që studion çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe person i cili ka shumë dëshirë të shohë atë si pjesë e BE-së, e di se sa i rëndësishëm është ky hap”, tha Ker-Lindsay. Ai vlerëson se shumë persona në Maqedoni janë të vetëdijshëm se emri duhet të ndryshohet, sepse pa këtë hap nuk mund të ketë anëtarësim të vendit në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket Greqisë, Ker-Lindsey theksoi se ata, për dallim nga Maqedonia, nuk paguajnë asnjë çmim politik ose ekonomik në rast të moszgjidhjes së kontestit të emrit, por bëhet njollosje e prestigjit të tyre.

Eksperti anglez ka shtuar se Rusia nuk do të jetë e lumtur për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë thjesht sepse si një ndër hapat e parë pas zbatimit të marrëveshjes do të jetë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat