Prespa ‘i vë emrin’ Maqedonisë, të dielën

Maqedonia

Prespa ‘i vë emrin’ Maqedonisë, të dielën

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 07:59
Ilustrim

Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, e arritur mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Alexis Tsipras, nuk është pritur mirë nga kampet opozitare të të dy vendeve.

Në Maqedoni ka qenë presidenti Ivanov, që ka refuzuar të firmosë akordin e arritur në këto negociata, ndërsa në Greqi, opozita dorëzoi një mocion mosbesimi për kryeministrin Tsipras.

Gjithsesi pasditen e të premtes, ministria për shtypin e Greqisë, njoftoi se të dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen ditën e diel në Prespë.

Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve do të nënshkruajnë marrëveshjen zyrtare, që njeh Maqedoninë tashmë me emrin e ri, “Maqedonia Veriore”, emërtim ky që gjeti dakordësinë e të dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat