Kerim: Diplomacia e Maqedonisë e ka humbur betejën, Zaev është më së paku fajtor për këtë

Maqedonia

Kerim: Diplomacia e Maqedonisë e ka humbur betejën, Zaev është më së paku fajtor për këtë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 12:59
Srgjan Kerim

Srgjan Kerim, një diplomat me më shumë se dy dekada përvojë në multilateralizëm, nga shtëpia e tij në Opatija, Kroaci, sipas pikëpamjes së tij për situatën aktuale politike për portalin “Faktor”, thotë se vetë proceset natyrisht kërkojnë një kohë të gjatë që Maqedonia të bëjë një hap drejt BE-së dhe NATO-s.

Në kohët e fundit politikanët dhe analistët për një kohë thonë se Maqedonia do të humbiste më pak në llogari të vet, nëse më parë do të kishte pranuar kërkesën e Greqisë. Kerim pajtohet që teorikisht është kështu por praktikisht mundësitë që ajo të realizohet do të ishin më të vogla për shkak të nacionalizmit të madh dhe vendosjes së problemeve të tjera të hapura dhe të pazgjidhura.

Kerim thotë se përgjegjësia e përgjithsme për marrëveshjen e arritur për propozimin “Maqedonia Veriore”, për të cilën do të votohet në referendum, nuk duhet të transferohet vetëm ke një ose dy individë, ose një qeverie të veçantë.

“Kryeministri Zaev është më pak përgjegjës për këtë. Kjo çka po ndodhë është rezultat i gabimeve të theksuar gjatë 25 vjetëve, posaçërisht antikitetit, nga administrata e mëparshme e Republikës së Maqedonisë. Nuk është e drejtë t’i hedhësh mbi shpinë atij, thotë Kerim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat