Goditet me veturë një vajzë 10 vjeçare nga fshati Tearcë

Maqedonia

Goditet me veturë një vajzë 10 vjeçare nga fshati Tearcë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:55
Ilustrim

Dje në ora 22.00 në rrugën regjionale Tetovë-fshati Jazhincë, 40 vjeçari S.A. nga fshati Dobrosht, Tetovë, duke drejtuar veturën e tipit “Opel Korsa” me targa nga Tetova, e ka goditur një vajzë 10 vjeçar nga fshati Tearcë.

Nga goditja, vajza është lënduar rëndë ku fillimisht është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve vajza është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat