Nisin protestat për emrin në Shkup

Maqedonia

Nisin protestat për emrin në Shkup

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 16:48
Nisin protestat për emrin në Shkup

Mbishkrime “Zaev tradhtarë”, flamuri me diellin e Kutleshit dhe këngë patriotike janë ato që u panë dëgjuan në rrugët e Shkupit para Kuvendit ku po protestohet.

Kështu është atmosfera para Kuvendit në Shkup ku një grup i vogël qytetarësh e bllokojnë tërë ditën qarkullimin rrugor.

Ata kërkojnë që Zaev të japë dorëheqje, ose të paktën, të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë. Vlerësojnë se ajo është kapitullim për Maqedoninë, edhe pse disa pranojnë se nuk e kanë lexuar marrëveshjen.

“Marrëveshja do të thotë fshirje e popullit maqedonas, diçka që ka filluar shumë më herët që në vitin 1912, ndërsa tani po definohet. Këtë do e thosh”,  tha Elizabeta Matevska, aktiviste.

“A e keni parë marrëveshjen, a e keni lexuar? T’ju them, fillova ta lexoj dhe çfarë t’ju them, u tmerrova”, shtoi ajo.

Protestuesit thonë se do ta bllokojnë rrugën sa të munden. Përpiqen që në çdo kohë të ketë të paktën nga 21 persona, pasi ky është minimumi ligjor për bllokimin e rrugëve. Për jehonën e vogël ata i fajësojnë mediat.

“24 orë për çdo ditë pasi marrëveshja që do të nënshkruhet është para së gjithash antikushtetuese, jolegale, është tradhti dhe kapitulim’, tha  Ana Bobikova- Mijakovska, kryetare e shoqatës së qytetarëve

“Prerodba” – (Rilindja). Përse jehona është e vogël? Jehona nuk është aq e vogël, të fajësohet vetë populli maqedonas, aq sa ka terr medial këtu, sa informata të dozuara dhe të caktuara transmetohen në opinion. Por qartë duket, këtu janë 20 njerëz! Po, njëra është të dorëzohesh dhe tjetër është se në çfarë mënyre manipulohet në opinion”, tha ajo.

Për nesër grupi i tifozëve “Komiti” paralajmëruan protesta para Kuvendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat