Greqi, Cipras pret votat e deputetëve

Maqedonia

Greqi, Cipras pret votat e deputetëve

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 20:44
Cipras

Por megjithë ftesën për ti nderuar dy liderët me cmimin Nobel, njëri prej tyre, kryeministri grek Cipras, pret votat e deputetëtve në mocionin e mosbesimit të ngritur kundër tij nga opozita që pritet të bëhet në orën 23:00.

Në ditën e fundit të debatit, Demokracia e re okupoi foloret e parlamentit duke akuzuar qeverinë se shiti interesat nacionale.

Ish kryeministri Samaras, akuzoi Ciprasin se tradhëtoi luftën e tij që fqinji të quhej Shkupi dhe i lejoi përdorimin e emrit Maqedoni. unë nuk e njoha shkupin, problemet i krijoi Tito dhe Stalini e jo greqia përkujtoi Samaras. Syriza u përqëndrua në incidentin me deputetin e “Agimit të Artë” dje.

Ata akuzuan opozitën për praktikim të jë politike të jashtme që e ka future vendin në qorrsokak. Qeveria Cipras ka një maxhorancë prej 154 votash nga 300 vendet në Parlament. Në seancë sot morrën pjesë vetëm 100 deputetë. Grekët e pavarur, kanë konfirmuar tashmë se nuk do të votojnë. Policia ndëkrkohë ka marrë  urdhër për arrestimin e deputetit të partisë naziste “Agimi i Artë”, Kostandinos Barbarusis, i cili dje  kërkoi arrestimin e presidentit dhe  kryeministrit , me thirrjet, “Në Prespë të cojmë kokat e tyre”.

Deputeti i “Agimit të Artë” akuzohet për “tradhti të lartë” dhe “tentativë për rrëzim me dhunë të rendit politik të vendit”, akuza këto që nuk ishin përmendur në vend për një politikan ose drejtues të lartë, që prej rrëzimit të juntës ushtarake të kolonelëve në vitin 1974.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat