Rasti “Almiri”, familja do të ankohet në Gjykatën Penale

Maqedonia

Rasti “Almiri”, familja do të ankohet në Gjykatën Penale

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 23:04
Rasti “Almiri”

Familja e Almir Aliut ka pranuar vendimin gjyqësor në formë të shkruar. Avokatët e tyre, duke u thirrur në afatet ligjore do ta apelojnë vendimin në shkallën e dytë. Alispahiç e cilëson si skandaloz përshkrimin e vendimit.

"Unë si avokat i Sedat Aliut, Abdulla Aliut dhe Sami Demirit në kohën e paraparë me ligj do të apeloj vendimin. Jam shumë i shqetësuar nga mënyra se si është shkruar dhe shpresoj se gjykata e shkallës së dytë në Shkup do t’i shqyrtoj me seriozitet vërejtjet tona" – deklaroi Asmir Alispahiç, avokat i familjes Aliu.

Vendimi në formën e shkruar i përgatitur nga gjykatësja e lëndës Maja Denkovska, do të jetë bazë për kthimin e lëndës në shkallë të parë.

"Për pak ditë mbushen dy vite nga ngjarja e kobshme, pra 25.06.2016 me një dënim shumë të ulët prej 6 viteve. Dënimet për vepra tjera sipas praktikave të deritanishme dëshmohet se gjykatat kanë caktuar dënime enorme" – theksoi Asmir Alispahiç.

Lartësinë e dënimit për të akuzuarin e parë pritet ta ankimojë edhe Prokuroria Publike e Kumanovës. Në ditën e shpalljes së vendimit gjyqësor, ushtruesja e detyrës Prokurore Publike në Kumanovë, Teua Bediu-Ramadani kishte paralajmëruar ankimimin ndaj lartësisë së dënimit.

 Prokuroria Themelore Publike, Kumanovë
Prokurori përgjegjës është duke shqyrtuar vendimin e plotfuqishëm dhe pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave, do të merret vendimi i duhur.

Më 5 prill gjykata i dha epilog gjyqësor rastit të Almirit 4 vjeçar duke e dënuar kështu me 6 vite burg Boban Iliqin, 6 muaj Sedat Aliun dhe nga 9 muaj Abdulla Aliun dhe Sami Demirin. Rasti Almir Aliut mori epilog gjyqësor pas gati dy viteve, periudhë kjo brenda të cilës u rikualifikua vepra, u shtrua akuza pa ekspertizë neuropsikiatrike e përgatitur nga ekspert pa licenca dhe nuk u pranuan dëshmi të shumta në procedurë, si dëshmitarët okular etj. Jashtë akuze mbeti vëllai i Boban Iliqit, Bojan Iliq për të cilin kamerat e sigurisë dëshmojnë se ka kryer dhunë ndaj të dënuarve për dhunë, ndërsa familjes Iliq, vetura me të cilën u shtyp për vdekje Almir Aliu iu kthye pa mbaruar procedura gjyqësore. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat