Hahn: Marrëveshja është kompromis ku të gjithë fitojnë

Maqedonia

Hahn: Marrëveshja është kompromis ku të gjithë fitojnë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 13:29
Johannes Hahn

“Duhej shumë kohë dhe shumë rrugë për të kaluar për të arritur në vendin ku ndodhemi sot. Kjo është një ditë historike dhe mundësi për qytetarët e Maqedonisë Veriore që të marrin përgjigje pozitive për integrimet euro-atlantike. Në fund të ditës, të gjithë do të shohin se marrëveshja është një kompromis i mirë në të cilin gjithkush merr diçka”, tha komisionari i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Ai këtë deklaratë e bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe partneritetit strategjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat