Fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme

Maqedonia

Fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:37
Ilustrim

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla të mesme për vitin e ardhshëm shkollor 2018/2019, sipas konkursit të MASH-it do të bëhet me një afat regjistrues dhe e dy paraqitje në muajin qershor.

Paraqitja e parë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 18 dhe 19 qershor 2018, ndërsa rezultatet me regjistrim dhe vende të lira do të shpallen me 20 qershor 2018.

Paraqitja e dytë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 28 qershor 2018, kurse rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira shpallen ditën e nesërme apo me 29 qershor 2018.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin tjetër bëhet me 23 gusht, kurse rezultatet dhe regjistrimi shpallen me 24 gusht 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat