Kryeministri Zaev shtron drekë pas nënshkrimit të marrëveshjes

Maqedonia

Kryeministri Zaev shtron drekë pas nënshkrimit të marrëveshjes

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:46
Nenshkrimi i marreveshjes ndermjet dy shteteve

Marrëveshja mes dy vendeve është historike edhe për Evropën, deklaroi përfaqëuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogerini, nga fshati Oteshevë.

Pikërisht në Prespën maqedonase, delegacionet e dy qeverive dhe përfaqësuesit e jashtëm që ishin pjesëmarrësh gjatë aktit të nënshkrimit, zbarkuan me varka për të qenë pjesë e drekës së organizuar nga kryeministri Zaev. Mogerini shpreson se pas kësaj, Maqedonia dy javë më vonë të marrë datë për fillimin e negociatave, ashtu siç i është rekomanduar Këshillit të Evropës. Ai ftoi që kjo marrëveshje të jenë motiv edhe për vendet tjera të rajonit për tejkalimin e dallimeve.

Bashkimi Evropian dhe ne të dy personalisht kemi shoqëruar këtë proces hap pas hapi dhe nëse jemi këtu sot është fillimisht për të falënderuar të dyja palët sepse ata na bëjnë neve të gjithëve evropianëve krenarë për kapacitetin për të gjetur përmes diplomacisë, përmes dialogut, një zgjidhje fitimtare për problemin afatgjatë me dekada. Kjo e bën Evropën vend më paqësor, më të bashkuar dhe gjithashtu hap rrugën për të gjithë rajonin e Ballkanit drejt një atmosfere tjetër. Ne tashmë si Komision kemi rekomanduar për të filluar negociatat dhe unë personalisht pres dhe shpresoj që Këshilli Evropian pas dy javësh ta marrë atë vendim që është i bazuar në meritë, merita është vlerësuar nga Komisioni para disa muajve pasi shkohej në drejtimin e duhur – deklaroi Frederika Mogherini- Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme në BE. 

Në të njëjtën frymë festive dhe optimiste, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han shtoi se marrëveshjet e këtilla do të rrisin përspektivën e vendeve të rajonit.

Do të thoja që është një ditë historike, por është gjithashtu një mundësi që qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë merituar, që të kenë tani një perspektivë të qartë euro-atlantike dhe njëkohësisht të sigurt sepse në kohë prej dy javësh anëtarët e vendeve europiane do t’i japin një përgjigje pozitive kësaj perspektive evropiane dhe pastaj sigurisht ne duhet të shkojmë me hapat e radhës sepse është fundi i udhëtimit por gjithashtu fillimi i një udhëtimi të ri dhe gjithçka çon drejt integrimit evropian. Sa i takon opozitës, në fund të ditës gjithsecili do ta shohë, duke analizuar marrëveshjen, ajo është e mirë, është një kompromis i vërtetë dhe i mirë, një marrëveshje ku si zakonisht secili duhet të japë me qëllim që të marrë diçkadhe ka vlera të shtuara për të dy anët – Johannes Hahn, komisioneri për zgjerim.

Në fund të fjalimit të tij, Han deklaroi se këto peisazhe të bukura, mund të jenë tërheqje e vërtetë për turistët, nëse vendet e rajonit arrijnë kompromise të këtilla që do t’i shpiejnë drejt integrimeve. Agjenda e sotme filloi dhe përfundoi në Prespë në të dy anët e kufirit Maqedoni-Greqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat