‘Diçka vdiq sot në Greqi, po na marrin shpirtin’

Maqedonia

‘Diçka vdiq sot në Greqi, po na marrin shpirtin’

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 21:52
Shumica e 60 banorëve po shikonin ceremoninë nga larg, pa dyshim të pa disponuar, transmeton AP.

Kambanat e kishave në Psarades dhe fshatrat përreth në anën greke të liqenit të Prespës, buçitën në shenjë trishtimi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin.

Shumica e 60 banorëve po shikonin ceremoninë nga larg, pa dyshim të pa disponuar, transmeton AP.

"Kambanat e kishës po binin në hidhërim, sepse sot diçka vdiq në Greqi", tha prifti lokal i kishës ortodokse greke Irinajos Hajifremdis.

"Ata marrin shpirtin tonë, emrin", shtoi prifti.

Sipas tij, siç transmeton AP, gjenerata të grekëve, serbëve dhe bullgarëve luftuan për një territor që sot e përbën Maqedoninë.

Greqia dhe Maqedonia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për emrin e ri të ish- republikës jugosllave që do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat