Maleski: Me grekët duhet të jemi aleat, historinë ta lëmë anash

Maqedonia

Maleski: Me grekët duhet të jemi aleat, historinë ta lëmë anash

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 22:05
Ish ministri i jashtëm Denko Maleski

Ish ministri i jashtëm Denko Maleski në një intervistë për radion Evropa e lirë thotë se me marrëveshjen e firmosur në Prespë, Greqisë i bëhemi aleat duke i lënë anash problemet historike dhe duke shikuar perspektivën evropiane të vendit. Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Maleski thotë se është çështje emocionuese por e njëjta duhet tejkaluar.

Për marrëveshjen në fjalë unë mendoj se ne me politikën tonë , në dekadat e para dhe tentimi për t’iu shmangur obligimeve nga marrëveshja e përkohshme që të gjendet zgjidhje për emrin nëpërmjet njohjes së shtetit me emrin kushtetues, ndërsa në periudhën e dytë nëpërmjet ndërtimit të identitetit të ri maqedonas, nëpërmjet vendosjes së temave të atij identiteti në historinë dhe kulturën greke, erdhëm në një situatë të pamundur, hymë aq shumë në “territorin e armikut” për çka me të vërtetë kisha frikë nëse do të dilnim të gjallë, njofton Alsat M.

Tash po e shoh se dolëm gjallë, në kuptimin nuk besoja se grekët do të pajtohen në përdorimin e emrit “macedonian language” dhe macedonian si përcaktim për kombin, shtesë për kombin, përkatësisht për njerëzit të cilët jetojnë ne territorin e Maqedonisë së Veriut në të ardhmen –  deklaroi Denko Maleski, Ish ministër i Jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat