Sot fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme në Maqedoni

Maqedonia

Sot fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme në Maqedoni

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 08:41
Maqedoni

Në shkollat e mesme publike në vend sot dhe nesër do të mund të bëhet paraqitje dhe regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2018/19 për afatin e qershorit.

Lista e rezultateve nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 20 qershor. Testi kualifikues do të mbahet më 22 qershor, ndërsa listat përfundimtare të rezultateve do të publikohen më 25 qershor.

Paraqitja e dytë dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e qershorit mund të bëhet më datën 28, ndërsa rezultatet dhe vendet e lira do të publikohen më 29 qershor.

Ndërkaq paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të mund të bëhet më datën 23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat