Nikolla Dimitrov për vizitë punë në Sofje të Bullgarisë

Maqedonia

Nikolla Dimitrov për vizitë punë në Sofje të Bullgarisë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 09:11
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në Sofje do të merr pjesë në konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian.

Kjo konferencë mbahet në kuadër të kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Evropës në BE.

Ministri Dimitrov është ftuar si mysafirë special që të mbajë fjalim në sesionin “Integrimi dhe lidhshmëria e Ballkanit Perëndimor – forcë e re lëvizëse e politikës për zgjerim të BE-së”.

Dimitrov në Sofje është ftuar nga Kristian Vigenin, kryesuesi me Komisionin për Çështje Evropiane pranë Kuvendit Popullor të Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat