Qeveria e Maqedonisë miratoi propozim-ligjin për marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë miratoi propozim-ligjin për marrëveshjen me Greqinë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:12
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka rishikuar dhe miratuar propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.

Pas miratimit nga Qeveria propozim-ligji për ratifikim do të dorëzohet në Kuvend.

Sipas marrëveshjes, pas ratifikimit qeveria greke duhet ta njoftojnë kryetarin e Këshillit të Evropës se nuk ka pengesa që Maqedonia të merr datë për anëtarësim në BE dhe NATO.

Këshilli i cili vendos për datën për nisjen e negociatave me BE-në do të mblidhet më 28 dhe 29 qe3rshor, ndërsa samiti i NATO-s është më 12 korrik.

Por, qytetarët e Maqedonisë do ta kenë fjalën përfundimtare për marrëveshjen me Greqinë, të cilët duhet të deklarohen në referendum, i cili pritet të mbahet në shtator ose tetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat