Kocijançiq: Maqedonia do të vazhdojë të quhet IRJM deri në kompletimin e marrëveshjes

Maqedonia

Kocijançiq: Maqedonia do të vazhdojë të quhet IRJM deri në kompletimin e marrëveshjes

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:28
Maja Kocijançiq

Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta quajë Maqedoninë me emrin e përkohshëm (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – IRJM) deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Këtë sot e deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Ajo tha se marrëveshja është arritur, por duhet të ndërmerren edhe disa hapa që ajo të kompletohet. Deri atëherë Kocijançiq, tha se në komunikimin zyrtar BE do të vazhdojë Maqedoninë ta quajë si deri tani – IRJM.

Përndryshe, ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave të dy vendeve, dje në Prespë nënshkruan marrëveshje me të cilën i dhanë fund kontestit 26 vjeçar për çështjen e emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat