Mogherini: BE do të bëjë çmos për zbatimin e marrëveshjes mes Greqisë e Maqedonisë

Maqedonia

Mogherini: BE do të bëjë çmos për zbatimin e marrëveshjes mes Greqisë e Maqedonisë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:20
Federica Mogerini

Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të mbështetur hapat e ardhshëm në zbatimin e marrëveshjeve mbi emrin midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, por iu mbetet shteteve-institucioneve dhe qytetarët e tyre që të ndërmarrin këto hapa.

Kështu ka deklaruar shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogerini.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, hapat e ardhshëm janë në duart e dy shteteve, institucioneve dhe qytetarëve të tyre, ndërsa ne, si BE, jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e marrëveshjes me të gjitha mjetet që kemi,” tha ajo në një intervistë për portalin grek Ekathimerini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat