OBRM-PDUKM thotë se ngjarjen e mbrëmshme janë nga skenarë të qeverisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM thotë se ngjarjen e mbrëmshme janë nga skenarë të qeverisë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:21
OBRM-PDUKM

Zoran Zaev në mënyrë dinake dëshiron dhe krijon dhunë në vend. Kapitullimin të cilin ai e nënshkroi ai dëshiron ta msheh me skenarë ku viktima do të jenë qytetarët e pafajshëm të Maqedonisë dhe pastaj t’i akuzoj se duan të prishin shtetin, deklaroi në konferencën për shtyp Dimitar Dimovski.

Zaev dëshiron 27 prill të ri që pastaj ta shpall veten si viktimë, e më pastaj si shpëtimtar dhe ta akuzoj OBRM-PDUKM-në. Ai dëshiron që të gjithë që kundërshtojnë aktin e kapitullimit, shumicë e madhe e popullit, qytetarë të ndershëm t’i etiketojë si radikalë, ekstremist dhe dhunues, edhe pse këto njerëz nuk janë, deklaroi Dimovski.

Ngjarjet dje para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ishin pjesë e skenarit të menduar nga Qeveria, shtoi Dimovski. Qeveria në mënyrë të ndërgjegjshme shkaktoi çrregullime, incidente dhe pastaj edhe njëherë abuzoi me policinë e shtetit. Dëmi kolateral janë qytetarët e pafajshëm, qytetarë të moshuar, gazetarë, gra, dhe për fat të keq edhe të mitur.

OBRM-PDUKM-në duan që ta vendosin në këtë skenar, dhe pastaj ta etiketojnë si element radikal, për të mundur që para faktorit ndërkombëtar dhe vendor ta degradojnë për kundërshtimi e aktit e kapitullues për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga Zoran Zaev.

OBRM-PDUKM thotë se Qeveria që moti është e lexuar. Nuk ka për të kaluar. Ju bëjmë apel qytetarëve që të mos bie pre provokimeve që i bën Qeveria dhe të mos keqpërdoren prej politikave ditore të tyre, thuhet në konferencën për shtupt të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat