Kocias: Ata të cilët protestojnë i mirëpresin fqinjët si klientë dhe myshterinj

Maqedonia

Kocias: Ata të cilët protestojnë i mirëpresin fqinjët si klientë dhe myshterinj

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:51
Nikos Koxias

Marrëveshje pa kompromis ka vetëm në kohë lufte, me vendin fqinjë nuk jemi në luftë, jemi miq, të njëjtët që tani po protestojnë në Greqi, i mirëpresin fqinjët si klientë dhe myshteri dhe atëherë nuk ju pengojnë, tha shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në intervistë për radion greke “Alfa989”.

Koxias sqaroi se “gjysma e popullatës nga vendi fqinj, çdo verë janë turistë në Greqinë veriore, ndërsa së paku dy herë në vit çdo qytetar hyn dhe blen në Greqi.

“Ekziston një realitet të cilin duhet ta zhvillojmë në dobi të të dy popujve, të zhvillohet ekonomia dhe shoqëria e dy rajoneve. Ndërsa gjithsesi, që të ndodhë kjo, duhet të firmosim marrëveshje, ndërsa çdo marrëveshje përmban kompromis dhe detyrim”, tha Koxias dhe shtoi se njerëzit e të dy vendeve nuk janë në luftë, ndërsa “miqtë, njerëzit dhe qytetarët, të njëjtit ata të cilët protestojnë, i mirëpresin me gëzim të madh si myshteri dhe klientë gjatë gjithë vitit dhe bëjnë mirë”.

Në lidhje me marrëveshjen, Koxias sqaroi se Greqia është koncentruar në tre gjëra, të ndryshohet emri që të kufizohet nga Maqedonia greke, të jetë erga omnes dhe të bëhen ndryshime kushtetuese.
“Këtë javë vendi, Maqedonia e Veriut, do të ratifikojë marrëveshjen, më pas do të mbahet referendum, do të ndryshojë Kushtetutën dhe më pas ne do të ratifikojmë marrëveshjen. Rrezikojnë sepse na besojnë, atë që thamë, atë e mendojmë”, tha ministri për punë të jashtme i Greqisë.

Shefi i diplomacisë greke, në intervistën për radion, drejtoi kritika ndaj Demokracisë së re, e përsëriti qëndrimin e tij se partitë opozitare dhe të dy vendet kanë pozita identike dhe shtoi se “Demokracia e re, funksionon si degë partiake e VMRO-DPMNE-së në Athinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat