Miratohet propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

Miratohet propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:39
Kuvendi

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot miratuan propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.

Gjithsej votuan 109 deputet, “pro” marrëveshjes votuan 69 dhe 40 ishin “kundër” marrëveshjes me Greqinë.

Votimi i kësaj marrëveshje u përcoll me brohoritje nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët që nga fillimi kanë qenë kundër marrëveshjes me Greqinë.

Ata thanë se me këtë marrëveshje shkelet Kushtetuta e Maqedonisë dhe se do të humbet identiteti i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat