Danev: Ju bëni tradhëti ndaj shtetit me këtë marrëveshje

Maqedonia

Danev: Ju bëni tradhëti ndaj shtetit me këtë marrëveshje

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:40
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev pas votimit të ratifikimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, tha se kjo shumicë parlamentare po bënë tradhëti me votimin.

”Marrëveshja është e njëanshme, që do të thotë se shteti jonë tash ka ultimatum. Me këtë marrëveshje nuk ka ndonjë përgjegjësi të dyanshme. Ne e ndërrojmë emrin. Ne thyhemi dhe nuk kemi vetëvendosje por ne shkilemi. Shkelet Kushtetuta dhe rendi kushtetutes” tha mes tjerash nga foltorja e Kuvendit, deputeti Danev.

Ai gjithashtu tha se Maqedonia po shkilet dhe këtë po e bëjnë edhe shqiptarët, duke e apostrofuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat