Marrëveshja me Greqinë, miratohet nevoja për miratimin e Ligjit

Maqedonia

Marrëveshja me Greqinë, miratohet nevoja për miratimin e Ligjit

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 17:43
Kuvendi i Maqedonisë

Komisioni për çështje Evropiane në Kuvend, e nisi dhe e përfundoi debatin për Ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Në mungesë të opozitës, shumica kaloi ratifikimin sa hap e mbyll sytë duke mbrojtur marrëveshjen mes dy vendeve.

Paraprakisht Kuvendi votoi nevojën për Ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes së lartpërmendur. Përveç opozitares VMRO-DMNE, kundër ratifikimit votoi edhe deputeti i shumicës, Ferid Muhiq i cili nuk deshi të arsyetoj para gazetarëve votën e tij kundër marrëveshjes.

Opozita marrëveshjen e cilësoi si kushtëzim i Greqisë për Maqedoninë ndërsa për arritjen e saj e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev i cili sipas tyre, për të shpëtuar nga aferat kriminale ka pranuar marrëveshje siç e quajnë ata kapitulluese. Pas kësaj, VMRO-DPMNE-ja do ta bojkotojë punën e Kuvendit.

Këtë veprim të opozitës, shumica e cilësoi si kthim të VMRO-së në destruktivitet.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov theksoi se kjo marrëveshje do të ketë rëndësi të veçantë në samitin BE-së.

“Ministra te jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen më 25 dhe 26 qershor derisa samiti është më 28 qershor. Këto data janë të rëndësishme për të ardhmen Evropiane të vendit tonë dhe gjithçka varet nga ratifikimi. Me qëllim që t’i arrijmë këto rezultate në samitin e 28 qershorit, kërkoj nga Kuvendi që këtë propozim ligj ta kalojë me procedurë të shkurtuar”, tha ai.

Për nevojën e ligjit votuan edhe partitë opozitare shqiptare. Ligji mbi ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë të mërkurën do të vendoset në seancë plenare ku edhe pritet ratifikimi përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat