Investim i ri amerikan në Maqedoni

Maqedonia

Investim i ri amerikan në Maqedoni

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 20:39
Kompania amerikane “Telamon”

Kompania amerikane “Telamon” do të investojë 4 milionë euro në Maqedoni, ku sipas planit të kompanisë janë paraparë 300 vende të reja të punës në pesë vitet e para.

Informata për propozim – marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore për shoqërinë për prodhim dhe tregti “Telamon Evropa Maqedoni SHA Shkup”, ministrat e miratuan në seancën plenare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

“Telamon” prodhon makina për bashkëngjitje, makina automatike për prerjen e kabllove, makina për prerje dhe mbyllje dhe shirit.

Kompania është njëra nga më të mëdhatë në SHBA dhe ka degë të saja në Indiana Illinois , Kaliforni, Arkansas, Ohajo New Jerey, Kanzas dhe Misuri, dy kapacitete ndërkombëtare në Kinë dhe në Meksiko. Fabrika në Maqedoni do të jetë kapaciteti i katërt i Telamon – Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat