PLD jep dritë të gjelbër për marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

PLD jep dritë të gjelbër për marrëveshjen me Greqinë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 09:17
PLD

Këshilli drejtues i Partisë Liberal Demokrate (PLD) e rishikoi dhe njëzëri e pranoi marrëveshjen e nënshkruar në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Tre deputetët e PLD-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të votojnë “pro” marrëveshjes.

PLD konsideron se marrëveshja ruan identitetin nacional maqedonas. Është mbrojtur edhe populli maqedonas, Gjuha Maqedonase, kultura, shtetësia maqedonase dhe kodet MK dhe MKD, dhe më kryesorja është ruajtur emri i shtetit të Maqedonisë e cila është me parashtresë gjeografike.

“Arritja më e madhe e kësaj marrëveshje është kushtet për realizimin e interesave strategjike të Republikës së Maqedonisë, këto janë hyrje në NATO dhe BE duke u hapur perspektivat për prosperitet të shtetit në të gjitha segmentet e jetës shoqërore. Në të njëjtë kohë, duam që të shprehim shqetësimin tonë për disa pjesë të marrëveshjes posaçërisht garantimet jo të sigurta që e obligojnë palën greke t’i respektojë dhe ta zbatojë këtë marrëveshje”, thonë nga PLD.

Nga kjo parti më tej shtojnë se institucionet e Maqedonisë duhet të kenë kujdes të veçantë për interesin e shtetit dhe të mos lejojnë që për shkak të interpretimeve të ndryshme të disa dispozitave, të pranohen vendime që janë në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase.

Për PLD-në është kryesore procesi i referendumit ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre. Ata thonë se do të pranojnë çdo rezultat që vjen nga rezultati i referendumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat