Këshilli i Bashkisë së Shkupit do të diskutojë për rebalancin e buxhetit

Maqedonia

Këshilli i Bashkisë së Shkupit do të diskutojë për rebalancin e buxhetit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 09:29
Këshilli i Bashkisë së Shkupit

Këshilli i Bashkisë së Shkupit sot në seancë do të rishikojë propozimin për miratimin buxhetit të komunës për vitin 2018, me të cilin parashihet racionalizim në harxhimin e parave.

Siç informojnë nga Bashkia e Shkupit, buxheti për vitin 2018 do të zvogëlohet për 27 milionë denarë dhe në vend të mjeteve që janë paraparë (4.245.000 denarë) me rebalancin planifikohet të harxhohen 4.227.000 denarë.

Ndryshimet më të mëdha nga mjetet e parapara do të jenë në sektorin për punë komunale, si dhe sektorin për komunikacion.

Në ndryshimet e buxhetin janë paraparë edhe 15.5 milionë denarë shtesë për aktivitete energjetike, me të cilën qytetarët do të kyçen më shpejtë në sistemin për ngrohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat