Maqedonia vitin e ardhshëm me sistem të ri modern për mbrojtje nga breshëri

Maqedonia

Maqedonia vitin e ardhshëm me sistem të ri modern për mbrojtje nga breshëri

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 10:51
Ilustrim

Në 181 pika nëpër Maqedoni duhet të vendosen sisteme për mbrojtje nga breshëri. Prioritet kanë Resnja, Prespa, Tikveshi dhe rajoni i Strumicës si rajone më të rrezikuara. Procesi për blerjen e tyre ka filluar, ndërsa pritet të rrumbullaksohet javën e ardhshme.

Siç deklaroi për AIM ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski bëhet fjalë për pajisje tërësisht të reja, moderne dhe tërësisht të amortizuara e cila do t’i mbulojë këto pika kritike. Pagesa me siguri do të realizohet në pesë apo gjashtë vjet, përmes Programit për zhvillim rural.

“Pres në vitin 2019 procesi i blerjes të rrumbullaksohet. Përafërsisht është kompleks dhe zgjat. Aktualisht punojmë në procedurat ligjore, konfirmimin e specifikimit teknik për blerje që duhet të bëhet. Nëse çdo vit paguajmë nga pesë milionë euro dëme, pse të mos paguajmë një pjesë të kësaj shume në vit për blerjen e një sistemi të tillë”, tha Nikollovski.

Asociacioni i bujqve dje apeloi shteti ta kthejë sistemin e mbrojtjes nga breshëri. Kërkesa e tillë po aktualizohet pas motit të ligë nga java e kaluar në Maqedoninë lindore, sipas vlerësimeve fillestare, shkaktoi dëme prej rreth pesë milionë eurosh, duke përfshirë 5.000 hektarë sipërfaqe, nga bregu i Velesit deri në Cërnilishte, të Shën Nikollës.

Nga moti i ligë më shumë do të pësojnë kulturat e drithërave, vreshtat, platancionet e pemëtarisë dhe kopshtarisë, por janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat