Dimitrov e ka njoftuar Kotzias se marrëveshja është ratifikuar

Maqedonia

Dimitrov e ka njoftuar Kotzias se marrëveshja është ratifikuar

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:18
Nikolla Dimitrov

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot dërgoj një not deri tek Ministria për Punë të Jashtme të Greqisë, me të cilën njofton se Marrëveshja është ratifikuar në Kuvend, konfirmojnë për AIM-ën nga MPJ e Maqedonisë.

Që kur do ta pranojnë notën, qeveria greke do ta njoftojë Këshillin e Evropës, në të cilën duhet të thuhet se nuk ka pengesa për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë drejt BE-së.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka nënshkruar dhe ka dërguar Ligjin për ratifikim të marrëveshjes deri tek kryetari, Gjorge Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat