Qeveria greke: Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend pa probleme

Maqedonia

Qeveria greke: Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend pa probleme

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:36
Nënshkrimi i marrëveshjes në Prespë

”Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prespë, Greqia dhe dhe IRMJA-ja do të fillojnë periudhë të re të miqësisë, bashkëpunumit dhe stabilitetit”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke dhe Ministër pa resor, Dimitris Giannakopoulos duke shprehur bindjen se marrëveshja do të votohet nga shumica e Kuvendit

Ai saqroi se marrëveshja është në interes të të dyja vendeve, Greqia do të vazhdojë përpjekjet e që i bën Kryeministri i Maqedonisë.

“Ne do të përkrahim, me gjithë forcat tona, përpjekjet që i bën Zaev për ta rafifikuar marrëevshjen dhe pastaj të mbahet referendumi dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese, ashtu siç ka paraparë marrëveshja, më pastaj Kuvendi grek e ratifikon marrëveshjen”.

Ai kritikoi edhe partinë opozitare “Nea Demokratia” për qëndrimin që e ka karshi marrëveshjes. Por, përsëri theksoi se partitë opozitare të të dyja vendeve kanë pozicione identike “luajnë në kartën e ndarjes, në patriotë dhe tradhëtarë”.

”Partita opozitare të të dy vendeve, marrëveshjen e konsiderojnë si tradhëti” përfundon Qeveria e Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat