Ademi: Nuk do të lejojmë paralele shtesë

Maqedonia

Ademi: Nuk do të lejojmë paralele shtesë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 21:13
Arbër Ademi

Numër shtesë të paraleleve nuk do të lejojmë, por do të ndërmarrë masa atje ku duhet pa rritur numrin e paraleleve të tejkalojnë disa situata. ende jemi në procesin e konsultimeve me të gjithë palët dhe do të marrim vendime në pajtim me përcaktimet tona, por edhe me kërkesat e shkollave,të nxënësve duke i respektuar kriteret të cilat janë të qarta dhe të sakta.

Këtë e deklaroi Ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi në lidhje me numrin e madh të të paraqiturve në vendet e konkursit për regjistrim në shkollat e mesme.

Do të japim prioritet te shkollat e mesme profesionale. Nëse zmadhohet kuota e gjimnazistëve, do të jetë në dëm të arsimit të mesëm. Bëj apel deri te nxënësit në afatet për regjistrim të regjistrohen në shkolla të mesme profesionale. Kjo do të jetë në interes të vet nxënësve duke marr parasysh se kuadër i këtillë i duhet tregtisë dhe do të kenë më shumë mundësi të punësohen menjëherë në kompani, shtoi Ademi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në promovimin e “Upshift”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat