Zjarr në një banesë në Veles, tre fëmijë digjen nga flakët

Maqedonia

Zjarr në një banesë në Veles, tre fëmijë digjen nga flakët

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Nga një zjarr që shpërtheu në qytetin e Velesit pasditen e sotme, rreth orës 17:00, humbën jetën tre të mitur.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi të improvizuar në familje, siç pohojnë komshinjtë, me probleme të mëdha sociale.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Velesit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia ndërkohë po heton rastin për zbardhjen e plotë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat