Zbogar: Nuk nënshkruhet marrëveshje për të mos u ratifikuar

Maqedonia

Zbogar: Nuk nënshkruhet marrëveshje për të mos u ratifikuar

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 21:45
Samuel Zbogar

E mirëpres ratifikimin e marrëveshjes, e cila është faza e parë e zbatimit të saj, tha sot ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar.

Ai pret që vendet anëtare të BE-së javën e ardhshme do të marrin një vendim pozitiv për Maqedoninë që të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

“Besoj në marrëveshjen, e shikoj se të dyja palët janë të përkushtuar në zbatimin e saj. Nuk nënshkruhet marrëveshje për të mos u ratifikuar. Marrëveshja tregon lidership, vetëdijesim për zgjidhjen e problemeve në mes dy vendeve, tregon vetëdijesim të vlerave evropiane në mes të cilave lidhjet të fqinjësisë së mirë”, tha Zbogar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat