Boshnjakovski: Greqia dhe Maqedonia e pranojnë termin “maqedonas” në të dyja vendet

Maqedonia

Boshnjakovski: Greqia dhe Maqedonia e pranojnë termin “maqedonas” në të dyja vendet

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 10:09
Mile Boshnjakovski

Sipas marrëveshje Maqedonia dhe Greqia pranojnë termin “maqedonas” në të dyja vendet në pajtim me kulturën e dyja vendeve, deklaron zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski për televizioni grek “Epsillon” duke u përgjigjur pyetjes se a do të quhen qytetarët në Maqedoni maqedonas apo qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Siç njoftojnë nga AIM nga Athina, Boshnjakovski sqaron se sipas nenit 7 të marrëveshjes, të dyja palët pajtohen që termi “maqedonas” të përdoret nga të dyja vendet, kurse në pasaportat e Maqedonisë do të shtetësia do të jetë “MAcedonian/Citizen of Republic of North Macedonia”.

Mendimi se në Greqi ekzistojnë njereës të cilët ndihen si maqedonas dhe i takojnë kulturës helene, është e pranuar nga ne 100%. Në të njëjtin nen, pala greke pranon se ekziston moment kur termi “maqedonas” “Maqedoni” janë të pranuara në kulturën tonë, që është krejtësisht e ndryshme nga e juaja. Kjo është baza e marrëveshjes dhe unë nuk shoh asnjë problem, deklaron zëdhënësi i Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat