“Nea Demokratia” nuk do ta votojë për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë

Maqedonia

“Nea Demokratia” nuk do ta votojë për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:35
Nea Demokratia

“Nea Demokratia” edhe po të jetë në pozitë nuk do ta votojë për ratifikimin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, deklarojnë nga partia opozitare.

Duke komentuar deklaratën e liderit të “Greqisë së Pavarur”, partneri i koalicionit në Qeverinë greke kërkon 180 deputetë në vend të 151 deputetëve, për ta miratuar marrëveshjen me Greqinë, nga “Nea Demokratia” thonë se “nuk ka fjalë për t’u përshkruar Panos Kammenos”, i cili është “personifikim i poshtërimit politik”.

Deklarata se marrëveshja e Prespës duhet të ratifikohet nga 180 deputetë, por edhe se ai do të votojë kundër, do të ngelet në histori si poshtërim politik. “Nea Demokratia”, nuk do ta ratifikojë marrëveshjen, kurse shumica parlamentare e Tsiprasit dhe Kammenosit, plotësisht duhet të marrin përgjegjësi për punët e kryera që i dhanë barrë Greqisë, deklarojnë nga “Nea Demokratia” duke shtuar se ka mundësi të mbajtjes së zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat