OBRM-PDUKM: Shtohen 7.1 milionë euro borxh për qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Shtohen 7.1 milionë euro borxh për qytetarët e Maqedonisë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:36
Ilustrim

Partia opozitare OBRM-PDUKM sot e akuzoi se deri sa janë mbajtur bisedimet për emrin me Greqinë, Qeveria ka shtuar borxhin për 7.1 milionë euro.

Qeveria hyri në borxh për 15 vite, me kredi prej 3%. Kjo do të thotë se 7.1 milionë eurot për 15 vite duhet të kthejmë 3.2 milionë euro në kamatë. Zaevi merr 7.1 kurse do të duhet të kthehen 10.3 milionë euro, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Opozita e akuzon Qeverinë se nuk e ka njoftuar opinionin se për çka shpenzohen paratë e huazuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat