LSDM: Qeveria e re po rikthen borxhet e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Qeveria e re po rikthen borxhet e OBRM-PDUKM-së

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me borxhet publike të shtetit. Nga kjo parti thonë se borxhet po kthehen nga qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së.

“Është fakt që qeverie e LSDM me përgjegjësi menaxhon me financat publike, ka ulur borxhet dhe rregullisht i kthen ato. Vetëm në muajin qershor, janë paguar 30 milionë euro”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se pas qeverisjes 10 vjeçare, OBRM-PDUKM-ja nuk ka kredibilitet të flet për borxhet.

“Qeveria e LSDM-së vazhdon me menaxhimin e përgjegjshëm me financat publike, pasi me këto politika hapen mundësi reale për ulje të borxhit publik”, përfundojnë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat