Mitsotakis: Tsipras dha diçka vendit fqinj që asnjëherë më parë nuk është diskutuar

Maqedonia

Mitsotakis: Tsipras dha diçka vendit fqinj që asnjëherë më parë nuk është diskutuar

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 17:30
Kyriakos Mitsotakis

Alexis Tsipras vendit fqinj i hapi rrugën për diçka që asnjë qeveri e mëparshme nuk kishte folur: shtetësia maqedonase dhe gjuha maqedonase, tha kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, nga Kukush, ku mori pjesë në kremtimin me rastin e 105 vjetorit të çlirimit të qyteti.

“Unë e vizitoj Maqedoninë në një moment emocionalisht të keq. Pas kremtimit provokues në Prespë, grekët gjithnjë e më shumë e kuptojnë se marrëveshja e keqe e nënshkruar nga Tsipras dhe Zaev tashmë ka filluar të prodhojë rezultatet. Tsipras dhe shumica e qeverisë së tij, vendin fqinj i dha diçka që nuk kishte diskutuar asnjë qeveri e mëparshme: shtetësia maqedonase dhe gjuha maqedonase”, tha Mitsotakis.

Siç informon AIM nga Athina, kryetari i Demokracisë së re qëndron në qëndrimin se partia do të votojë kundër ratifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat