Kaminis nesër viziton Shkupin

Maqedonia

Kaminis nesër viziton Shkupin

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 20:35
Giorgos Kaminis

Kryetari i komunës së Athinës, Giorgos Kaminis, me ftesë të kryetarit të bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, nesër do të vizitojë Shkupin për të marrë pjesë në disa nga ngjarjet që janë organizuar në kuadër të kremtimit të 55 vjetorit të tërmetit në Shkup.

Nga zyra e Kaminis e kanë konfirmuar lajmin për arrdhjen në Shkup.

“Kryetari i Athinës, Giorgos Kaminis, më 22 qershor do të jetë në Shkup, me ftesën e kryetarit të bashkisë së Shkupit, Pete Shilegov, që të marr pjesë në përkujtimit të 55 vjetorit të tërmetit katastrofal në vitin 1963 dhe kontributi i dy shkencëtarëve grek në rindërtimin e qytetit”, njoftojnë nga zyra e Kaminis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat