OBRM-PDUKM: Rritja e tatimit personal do të rritet ndjeshëm

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Rritja e tatimit personal do të rritet ndjeshëm

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:53
Selia e OBRM-PDUKM

Në mungesë ideve se si për të zhvilluar ekonominë e Maqedonisë të dhënat e fundit bëjnë të ditur se shuma e tatimit e të ardhurave personale do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe në vend të tatimit aktual do të imponojë normat e taksave prej 10.15% dhe 18%. Do tatohen edhe të ardhurat nga interesi mbi 12,000 denarë gjithashtu. Kjo do të thotë një barrë shtesë për sektorin privat që do të ndikojnë në rritjen e papunësisë, mbushja administratën me kuadro të partisë së LSDM-së një kastë e privilegjuar që jetojnë mbi kurrizin e popullit, migrimi do të rritet dhe kompanitë do të zhvendosin kapitalin, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë opozitare, nuk ka pagesë të radio difuzionit, por qytetarët paguajnë 130 denarë për tre orë parkim në Shkup dhe të gjithë paguajnë karburantet më të shtrenjta si rezultat i rritjes së akcizës për naftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat