ASH: Emërimi i Bulatoviç për ambasador në Shkup do të ishte provokim për shqiptarët

Maqedonia

ASH: Emërimi i Bulatoviç për ambasador në Shkup do të ishte provokim për shqiptarët

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 16:17
Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se emërimi i Rade Bulatiiç. ish-shefit të BIA-s, si ambasador i Serbisë në Shkup do të ishte një provokim i rëndë për Maqedoninë si vend dhe veçanërisht për shqiptarët, për shkak të ngjarjeve të përgjakshme më 27 prill të vitit të kaluar, ku shërbimi i inteligjencës së Serbisë ishte i kyçur drejtpërdrejt në ngjarjet.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministri Zoran Zaev, si dhe kryetarit të shtetit, ministrit për Punë të Jashtëm dhe kryetarit të Kuvendit, që të veprojnë dhe të marrin masat e nevojshëm për mos të lejuar një provokim të tillë pa zbuluar më parë rolin e punonjësit serb në ambasadë i cili ishte pjesë e një turme që hyrë në Kuvend më 27 prill, ku mes tjerëve u dëmtua edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryeministri Zoran Zaev”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga atje gjithashtu vlerësojnë se BDI nuk duhet të hesht para këtyre provokimeve, por siç thonë, duhet të marrin përgjegjësin politike dhe ta dëshmojnë përfaqësimin në pushtet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat