Ohri dhe Struga presin një sezon të mirë turistik

Maqedonia

Ohri dhe Struga presin një sezon të mirë turistik

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 16:24
Ilustrim

Sezon të qëndrueshëm turistik dhe rritje të numrit të turistëve për më shumë se 10 për qind, presin nga sektori i turizmit në Strugë dhe Ohër.

Këtë verë ka hapje të tregjeve të reja turistike me dhjetëra fluturime çarter nga disa destinacione. Por, nga shoqata e hotelierëve të Maqedonisë kërkojnë zgjidhje urgjente të problemit me deponinë në Strugë, që të mos përsëritet imazhi i verës së kaluar, kur shumë turistë u larguan nga Struga në mes të sezonit për shkak të erës së pakëndshme dhe tymit të dendur.

"Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Është një bombë pranë një destinacioni turistik që nuk mund të imagjinohet se një gjë e tillë është bërë. Duhet të gjendet zgjidhje dhe duhet të fillohet me punë dhe deponia duhet të zbrazet" – deklaroi Kërste Blazhevski, kryetar i HOTAM-it.

Blazhevski thotë se është e nevojshme të përmirësohet infrastruktura dhe të ndërtohen kapacitete të reja hotelierike, sepse ato ekzistuese nuk mund t’i plotësojnë nevojat.

"Hyrja në Strugë dhe hyrja në Ohër nuk i ngjajnë një destinacioni turistik, siç i kemi. Hyrjet duhet të jenë të bukura dhe të kemi kujdes për atë çfarë mund të bëhet në hyrjen e qytetit" – tha Kërste Blazhevski, kryetar i HOTAM-it.

Struganët shpresojnë për një sezon të shkëlqyer, por me rekomandimet çfarë nevojitet për një qytet të bukur.

“Prej 1 korrikut do të fillojë sezoni. Me Zotin përpara, shpresojmë të jetë mirë. Edhe ne gjithashtu kemi shumë turistë në Strugë. Ne jemi të kënaqur, por si do të jetë ky vit, do të shohim”.

Vizitorë përgjatë liqenit të Ohrit pritet të ketë deri në mes të tetorit. Më të shumtë do të jenë ato nga Holanda, Belgjika, Polonia, Turqia dhe Estonia, por edhe mysafirët nga fqinjësia dhe turistët nga vendet aziatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat