Referendumi për emrin, iniciativa në Kuvend muajin e ardhshëm

Maqedonia

Referendumi për emrin, iniciativa në Kuvend muajin e ardhshëm

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 15:35
Kuvendi

Derisa Qeveria sjell vendimin që referendumi në nivel shtetëror të mbahet në fund të muajit shtator, atëherë ajoi duhet që iniciativën për mbajtjen e të njëjtit t’ia dorëzojë Kuvendit përmes Ministrisë së Drejtësisë ta formulojë pyetjen e referendumit. Më pas përgatitjet teknike do të fillojnë pasi që Kuvendi do të konstatojë mbajtjen e referendumit.

Sipas rregullores kjo parashihet që të ndodhë diku kah mesi i muajit korrik. Iniciativa për mbajtje të referendumit nga njohës të mire të punës së Kuvendit, interpretohet edhe në atë mënyrë që të njëjtën deri tek Kuvendi mund ta dorëzojnë edhe një grup i deputetëve, dhe nëse vendoset kështu atëherë kjo duhet të ndodhë menjëherë javën që vjen.

Edhe pse ka kontradikta lidhur me ligjin për referendum i cili nuk është në pajtim me Kodin Zgjedhorë, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se Parlamenti mund të arrijë që ta ndryshojë rregullativën. Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi ditë më parë njoftoi se zgjedhja e anëtarëve të rinj të KSHZ-së, mund të bëhet që në javën e ardhshme, nëse komisioni për zgjedhje dhe emërime mblidhet dhe diskuton me kohë.

Atëherë pika për zgjedhjen e 7 anëtarëve të rinj të KSHZ-së në seancë parlamentare mund të vihet edhe ditën e martë. Pika parashikon zgjedhjen e 4 anëtarëve nga radhët e shumicës, 3 nga radhët e opozitës përfshi këtu edhe kryetarin e Komisionit Shtetërorë të zgjedhjeve i cili do të jetë po ashtu nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat