OBRM-PDUKM: Tekstet shkollore do t’i shkruajnë grekët

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Tekstet shkollore do t’i shkruajnë grekët

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:00
OBRM-PDUKM

“Nxënësit në të ardhmen do të mësojnë histori të shkruar nga shkencëtarë grek edhe atë me fajin e Zoran Zaevit dhe LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, me marrëveshjen për emrin ndalohet përdorimi i diellit maqedonas, toponimet maqedonase duhet të nderohen me ato greke, ndërsa gjithashtu duhet të bëhet edhe revidimi i librave.

“Zoran Zaev dhe Nikolla Dimitrov me këtë marrëveshje duan që me stilograf të fshijnë kombin maqedonas, historinë e tyre, trashëgiminë kulturore dhe shtetësinë e tyre”, tha sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Igor Janushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat