Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së: BE-ja përsëri e nënçmoi Republikën e Maqedonisë

Maqedonia

Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së: BE-ja përsëri e nënçmoi Republikën e Maqedonisë

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 10:11
Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së

Dita e djeshme ishte edhe një ditë nënçmuese për Republikën e Maqedonisë. Bashkimi Evropian për të satën herë e nënçmoi Republikën e Maqedonisë me vendimin që Maqedonia të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019. Për të përfunduar me nënçmimet e ardhshme duhet dorëheqje e menjëhershme e Qeverisë së Zoran Zaevit dhe hyrjen në zgjedhje të parakohshme, është qëndrimi i Fraksionit Demokratik i OBRM-PDUKM-së.

Në njoftim shtohet se “Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së dhe të gjithë anëtarët e saj të ndershëm dhe të sinqertë janë shkelur nga deklarata e mbrëmshme të Kryetarit jo legjitim dhe të imponuar Mickoski si dhe mos pasja e qëndrimit konkret për asnjë çështje. Prej se “anëtarët e OBRM-PDUKM-së të profesionit dhe kërkesës” e dëgjuan datën e kushtëzuar për fillimin e bisedimeve, shpejtuan dhe “plotësisht” mbështetën vendimin e Kryetarit të Shtetit Gjorgje Ivanov për të mos nënshkruar ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.

“Deri tani kanë heshtur, kanë manipuluar me publikun dhe anëtarësinë dhe fshehurazi luteshin tek Zoti Kryetari Ivanov, të mos nënshkruajë ratifikimin, dhe përpjekjen që të merren me faktorin ndërkombëtar. Në plan të parë ishte plotësimi i censusit për referendum, gjegjësisht plotësimi i kushteve nga marrëveshja Zaev-Tsipras, dhe më pastaj të mbesin me “duar të pastra”. Gojën e kishin plot me “Nuk e ndryshojmë Kushtetutën, për shkak të ndryshimit të emrit”, kurse fshehurazi dëshironin dhe punonin në ndryshimin e emirt dhe tregti me ata të cilët i sollën në krye të partisë”, thuhet në kumtesën Fraksionit Demokratik të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat