Zaev-Tusk deklarohen për perspektivën evropiane të Maqedonisë

Maqedonia

Zaev-Tusk deklarohen për perspektivën evropiane të Maqedonisë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 18:40
Zoran Zaev

Kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka përshëndetur vendimin e Ministrave të Bashkimit Evropian, për t’i dhënë dritë jeshile hapjes së negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke e quajtur këtë javë të mirë për Maqedoninë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev në Bruksel, Tusk theksoi se përparimi nuk do të ishte i suksesshëm pa angazhimin e fortë të Qeverisë, si dhe përshëndeti marrëveshjet e arritur me Bullgarinë dhe Greqinë, të cilat i ka cilësuar si shembull për të tjerët në rajon se si të zgjidhen problemet.

Donald Tusk, Kryetari i Këshillit të BE-së

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe e fundit me Greqinë për çështjen e emrit, treguan një shembull për të tjerët në rajon sa i përket raporteve me fqinjësinë. Për këtë unë dje u bëra thirrje të gjitha anëtarëve të Këshillit të BE-së të shprehin mbështetje të përgjithshme për marrëveshjen e arritur për emrin mes kryeministrave Zaev dhe Cipras. Gjatë vizitës time në Shkup pash vullnet politik të shprehur qartë për të ecur përpara në integrimet euroatlantike dhe se do të mbeteni në atë rrugë për të mbajtur ritmin në reformat e fushave kyçe”.

Zaev ndërkohë deklaroi se vendimi për hapjen e negociatave është motiv që vendi të vazhdojë angazhimin në rrugën e reformave.

Zoran Zaev, Kryeministri i Maqedonisë

“Vendi ynë e ka merituar këtë. Liderët e BE-së thanë po, vendi e meriton këtë. BE pranoi që Maqedonia nga shtet i kapur ka bërë kthesë për vetëm një vit. Për vetëm një vit, Republika e Maqedonisë është vend i ndryshimeve pozitive, i inkluzivitetit, dialogut politik, vullnetit politik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët”.

Zaev shtoi se procesi i anëtarësimi në BE nuk përfundon me hapjen e negociatave, por përkundrazi ato zgjasin 6 apo 7 vite, që do thotë se negociatat do të përfundonin në vitin 2025, ashtu siç edhe është paraparë në strategjinë e zgjerimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat